Pas Memedit, Ostreni fton liderët në takim!

Pas kryetarit të RDK-së Vesel Memedi, edhe kryetari i Unitetit Gëzim Ostreni ka thirrur një takim liderësh politik shqiptar. Siç theksohet në thirrjen e Ostrenit të cilën kjo parti ua ka dërguar mediave, mbledhja është thirrur për të kontrolluar zbatimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Mbledhja do të mbahet pas dhjetë ditësh në Kuvend. Ftesa u është dërguar gjithë partive nënshkruese të Marrëveshjes por pritet të shihet nëse Lëvizja Besa do ta pranojë ftesën nga Gëzim Ostreni.

Kjo pasi në takimet e tjera, nuk ka pranuar të ulet në një tavolinë me funksionarët e BDI-së dhe të RDK-së dhe nuk u është përgjigjur ftesave të tyre. Takimi i fundit i përfaqësuesve të partive politike shqiptare u zhvillua para dhjetë ditësh, dhe Lëvizja Besa ishte partia e vetme që nuk ishte prezente. /SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme