Ministri i Shëndetësisë, njëherit sekretar i përgjitshëm i LrPDSH’së, Arben Taravari në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, ka pranuar se nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe, por vetëm avancim të saj, transmeton portali Sakte.net
“Ndryshimi kushtetues do të ishte zgjidhje e vetme e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe, por pasi që kemi një numër deputetësh që nuk lejojnë ndryshime kushtetutare, atëherë e pranuam të gjitha partitë shqiptare që të jetë avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe e cila do të ishte e kapshme për këtë periudhë kohore derisa të krijohen kushte për ndryshime kushtetutare”, ka thënë Travari.
Ai ka shtuar se për ndryshime të kushtetues së paku duhen 81 deputetë dhe se një gjë e tillë tani është e pamundur.
Portali Sakte.net dje raportoi se partitë shqiptare kanë hequr dorë nga zyrtarizimi gjuhës shqipe në Maqedoni dhe se janë mjaftuar me avancimin e përdorimit të saj.
Përgatitet mashtrim i madh! Gjuha shqipe nuk zyrtarizohet me ligj, por me ndryshim të kushtetutës
Në deklaratë e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni në një prej pikave thuhej ndër të tjera … “Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj, janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”./Sakte.net