Stuhi në Stamboll, të lënduar dhe dëme materiale

Një stuhi e frikshme është derdhur mbi Stamboll, duke lëshuar shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, që brenda pak minutash përmbytën rrugët, rrëzuan pemë dhe pezulluan trafikun ajror e atë rrugor.

Të paktën dy persona u lënduan, kur një mur i vjetër varreze u shemb, raportuan mediat lokale. Fluturimet nga aeroporti Ataturk, një ndër më të frekuentuarit, u pezulluan.

Pjesë të qytetit u mbuluan nga kokrrizat e mëdha të breshërit dhe rrugët u mbushën me ujë të përzierë me baltë. Reshjet madje bënë që disa makina dhe autobusë të përmbyteshin ose të mbeteshin të bllokuara.

Një vinç i madh u rrëzua në portin ‘Hajdar Pasha’, afër hyrjes jugore në Bosfor, duke shkaktuar një shpërthim dhe një zjarr që më pas u vu nën kontroll. Kjo ishte hera e dytë brenda këtij muaji, që shiu përmbyt rrugët dhe ndërpret transportin në Stamboll.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme