Diabetikët me gjendje të përkeqësuar ia lënë fajin “gensulinës”

Qazim Majacit ka muaj që ka filluar t`i përkeqësohet shikimi dhe dëgjimi. Ai lëngon nga sëmundja e diabetit dhe ka tre vjet që rregullisht merr ilaçin bazë, insulinën.

Mirëpo, që kur ka filluar para një viti ta marrë insulinën e llojit “gensulin”, për të cilin Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM) pati garantuar cilësi kur e ka regjistruar në listë esenciale, thotë se gjendja shëndetësore i është përshkallëzuar gradualisht, shkruan sot Koha Ditore.

Gjashtëdhjetë e dyvjeçari nga Podujeva, qe dy ditë është shtrirë në QKUK. Thotë se para se ta përdorte këtë bar, ka qenë mirë me shëndet. Vlerat e sheqerit thotë se i ka pasur stabile.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet kompetente për futjen e këtij lloji të insulinës në treg farmaceutik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme