Dy nga të plagosurit e shpërthimit nga gazi në Velipojë u dërguan në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar, nga ku mësohet se babë e bir janë në gjendje të rëndë.
Gjergji Belba, shef i Shërbimit të Djegie Plastikës flet mbi gjendjen e të plagosurve: “Janë shtruar dy pacientë, me djegie të rënda, me djegie pothuajse në të gjithë sipërfaqen trupore, si rezultat i shpërthimit të gazit në restorantin e tyre. Gjendja paraqitet kritike. Jemi në momentet e para të vlerësimit të situatës, ekzaminimeve laboratorike. Vazhdon dhe mjekimi i dy pacientëve. Konsiderohet prognoza e rezervuar për jetën”, shprehet Gjergji Belba, shef i Shërbimit të Diegie Plastikës.
/ Top Channel