Një person ka mbetur i vdekur ndërsa disa të tjerë të lënduar pas një sulmi me thikë në një supermarket në Hamburg, ka bërë të ditur policia e Gjermanisë.
Tutje është thënë që një person është arrestuar mirëpo është ende shumë herët që të flitet për motivet e sulmit.
Mediat gjermane kanë raportuar që një mashkull ka therr me thikë disa persona në këtë supermarket, ndërsa policia ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg kësaj zone.
Sulmi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Fuhlsbüttler” dhe “Hermann-Kauffmann street”.