Isa Mustafa një mandat nepotizëm (Dokument)

Isa Mustafa duket se po i shfrytëzon mirë ditët e fundit të tij si kryeministër, shkruan Gazeta Monitor.

Pozitës së tij si kryeministër ia kanë parë hairin familjarët e Isa Mustafës por edhe miqtë e tij.

Kryeministri në detyrë ka zgjedhur që ditët e fundit të tij në këtë pozitë t’i kryej disa punë ‘familjare’ në Qeverinë e Kosovës.

Ai e ka ‘rehatuar’ në punë edhe rejën e madhe, Njomzën bashkëshorten e të birit Arbenit. Njomëza këto ditë është rehatuar në Fondin për Sigurime Shëndetësore.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që kryeministri në detyrë Isa Mustafa favorizon apo punëson familjarët e tij.  Qytetarët i kanë ende të freskëta skandalet e Mustafës si dhënia e tenderit për servisimin e automjeteve kompanisë së djemve të tij, por edhe punësimin e resë së vogël Editës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gruaja e djalit të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është punësuar në një projekt në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila drejtohet nga një zyrtar i lartë i partisë së kryeministrit.

Edita Bajrami është angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale. Edita Bajrami është gruaja e Besnik Mustafës, djalit të kryeministrit Isa Mustafa.

Skandalet apo favorizimet ndaj të afërmeve të Mustafës nuk mbaron me kaq gjatë qeverisjes së tij. Mustafa si shef i qeverisë, së fundi ka rehatuar vëllaun e shefit të kabinetit të tij Sokol Havollit, Berat Havollin.

Emërimi i tij si Këshilltari të Konstituencës të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u bë me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Favorizimet e Mustafës ndaj familjes Havolli nuk mbaron me kaq.

Në kuadër të këtyre punësimeve ka përfituar edhe motra e Sokol Havollit, Sulltane Havolli  e cila është punësuar në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Familja Havolli ia ka parë hairin Isa Mustafës edhe në biznes.

(Babai i Sokol Havollit) Ymer Havollit- është ortak i biznesit me Isa Mustafën në ‘BPrAL RIINVEST’ SH.A. dhe në ‘Instituti Riinvest’ Sh.p.k. Havolli aktualisht është kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Skandal-punësimi vazhdon edhe me emërimin e axhës së Sokol Havollit, Shaip Havolli si Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Përpos skandaleve në punësime familjare, Isa Mustafa mundë të mbahet mend për këtë mandat edhe me deklaratat fyese që i ka drejtuar në grupe të ndryshme shoqërish.

Ai pati fyer rëndë gratë në një koment të tij ku ka përmendur organizatat Jo Qeveritare duke thënë  “gratë që kullosin fonde nga ndërkombëtarët”.

Mustafa po ashtu pati fyer edhe gazetarë të ndryshëm gjatë këtij mandati.

Fyerjet dhe skandalet e punësimit janë disa nga gjërat që mund të mbahet mend Isa Mustafa si kryeministër i Kosovës./Gazeta Monitor

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme