Lajiq vuri në dukje se pas kësaj, ndoshta mund të ndodh çështja më e rëndësishme në historinë e re të Serbisë, pasi do të negociohet për një zgjidhje për “konfliktin e ngrirë” i cili vetvetiu nuk ofron zgjidhje.
Ai tha, se Serbisë ndoshta nuk i duket e përshtatshme të diskutohet për çështjen e Kosovës, por kjo i konvenon më së shumtin serbëve që jetojnë Kosovë.
As populli në Serbi, e as ai në Kosovë nuk është i gatshme për një zgjidhje përfundimtare, qëllimi i këtij procesi është se duhet të normalizohen marrëdhëniet, pa njohje, dhe kjo duhet të bëhet në disa faza, transmeton lajmi.net.
Faza e parë e platformës së Lajiqit do të thotë, që me anë të negociatave të mundësojnë bashkëpunimin e plotë ekonomik me Kosovën.
Në këtë pikë, thotë ai, se në Kosovë nga Serbia eksportohen më shumë se 400 milionë euro mallra në vit, por kjo, thotë ai, mund të jetë dy herë më shumë, në qoftë se nuk ka pengesa ligjore dhe politike.
Elementi i dytë, sipas Ljajiq, është duke hapur çështjen e statusit të serbëve në Kosovë.
Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe (AKS) duhet të jetë formë e vetëqeverisjes së serbëve në Kosovë, të hapet çështja e pronës dhe trashëgimisë kulturore të Serbisë në Kosovë.
Hapi i tretë do të jetë negociatat për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përveç në Kombet e Bashkuara.
Ai thotë, se në një fazën përfundimtare të negociatave duhet hapur çështja e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.
Ai, akuzat ndaj Vuçiqit, i ka quajtur të pakuptimta pasi thotë se ato janë për të zhvendosur vëmendjen dhe të gjuaj përgjegjësin diku tjetër.
Iniciativën e Vuçiqit, ai e sheh si një gjest të vullnetit të mirë dhe mbi të gjitha qëndrimin të guximshëm për çështjen më të rëndësishme politike në vend. /Lajmi.net/