Flasin familjarët e Ballistit: Jemi të shokuar, nëse ekstradohet do të vetëflijohemi

Pas lajmit se Ismail Morina rrezikon të ekstradohet në Serbi, kanë reaguar familjarët e tij. Familjarët u shprehën se po bëjnë gjithçka që kanë në dorë që kjo të mos realizohet dhe se do ta apelojnë vendimin. Nëse ai do të ekstradohet familjarët thonë se do të vetëflijohen.

Vëllai i tij, Xhevahir Morina, në një lidhje telefonike për News 24, ka akuzuar shtetin shqiptar, që sipas tij, nuk po bën asgjë për të mbrojtur një hero të gjallë.

“Jemi të shokuar dhe të skandalizuar nga ky vendim. Është gjëja më e pabesueshme për ne që po ndodh. Jemi komplet të braktisur nga shteti, nuk kemi absolutisht asnjë mbështetje. Shteti shqiptar nuk është interesuar për një hero të gjallë fare, vëllai është në mëshirë të fatit”, tha vëllai i Ballist Morinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme