Qeveria e kaluar investitorëve të huaj ju ka mundësuar infrastrukturë falas, para për ndërtimin e objekteve, trajnimin e punëtorëve, subvencionimin e pagave, lirim nga kontributet.
Lista e beneficioneve të cilat i kanë fituar investitorët e huaj është e gjatë, derisa bizneset shqiptare janë vërshuar nga inspekcionet, të cilët me kontrollet dhe gjobat e parashtruara i kanë falimentuar e mbyllur, një pjesë prej tyre.
Qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev zotohet se do ti publikoj të gjitha marrëveshjet me investitorët e huaj.
“Vlera e investimeve të huaja është subvencionuar nga qeveria nga 10 deri në 49 për qind”, theksojnë nga qeveria e re e Maqedonisë.
Një hulumtim lidhur me investimet e huaja theksohet se në vitet e fundit qeveria ka shpenzuar 160 milion euro për tëheqjen e investitorëve.
Qeveria e re premton se në të ardhmen do të ketë trajtim të njëjtë sikur për investitorët e huaj ashtu edhe për investimet vendore. (INA)