Armët janë mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme për secilën ushtri. Me to luftohet e mbrohet shteti, por jo rrallëherë në histori janë keqpërdorur, ashtu siç keqpërdoren edhe sot.
Megjithatë, funksioni i tyre është shumë i rëndësishëm për çdo shtet të botës, por dhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë. Fuqia dhe rrezikshmëria e armëve është me rendësi jetike, veçmas për trupat e këmbësorisë, prandaj këto te fundit gjithnjë synohet qe te pajisen me armët e teknologjisë më të fundit, e cila është avancuar në mënyrë të theksuar në fund të shekullit të kaluar, shkruan gazetametro.net
Më poshtë ju sjellim 7 armët më shkatërruese të historisë:
Mitralozi “Maxim”
Është modeli i parë funksional i armës automatike lëvizëse, që mund të nxjerrë 600 të shtëna në minutë, qitje ekuivalente e 30 pushkëve. Ai u përdor në fillim në pushtimet angleze dhe është shumë i famshëm për përdorimin e tij në betejën e Shangait në 1894, në të cilën 700 ushtarë anglezë të armatosur vetëm me 4 mitraloza Maxim, arritën që të vrisnin më shumë se 3 mijë ushtarë të fisit Ndebele.
Pushka snajper DSR-Precision DSR 50
[{ loading … }]
Kjo pushkë snajper e prodhuesit gjerman DSR-Precision GmbH, konsiderohet të jetë pushka numër një në botë për nga fuqia shkatërruese e dëmtuese dhe aktualisht pushka me e rrezikshme. Pesha (pa fishekë): 10.3 kg Gjatësia: 135 cm.
Dora e Gustavit, armët hekurudhore
Edhe këta topa gjuajtës të mëdhenj u përdorën nga gjermanët, ndërsa ata konsiderohen si armët më të fuqishme të transportuara ndonjëherë nëpërmjet transportit hekurudhor. Vargu i tyre arrinte në 37 kilometra dhe plumbat e tyre (nëse mund t’i quajmë kështu) peshonin 4.5 tonë. Pra, këto armë hekurudhore ishin më shumë sesa shkatërruese.
Mitralozi MG3.
MG3 është mitraloz i prodhuara ne vitin 1960 nga prodhuesi gjerman Rheinmatall e qe përdoret kryesisht ne lufte per ta ndaluar përparimin e armikut. Ndonëse saktësia e tij është mjaft e ulet, ky mitraloz shkrepe 1,300 fishekë ne minute dhe është shume efektiv ne një distance deri ne 2000 metra. Pesha(pa fishekë-me trekëmbësh): 27.5 kg Gjatesia: 1,097 mm.
Babai i të gjitha bombave FOAB
FOAB, e përcaktuar si babai i të gjithë bombave (Father of All Bombs) mund të konsiderohet si homolog i bombës së mësipërme, por me origjinë ruse. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një bombë termobarike me rënie të lirë. Forcat e armatosura ruse konfirmojnë se ka një fuqi katër herë më të madhe sesa MOAB-a amerikan dhe për këtë arsye konsiderohet arma më e fuqishme jo bërthamore në botë.
AK-47.
[{ loading … }]
Kallashnikov AK-47 është një nga pushkët me te përdorura dhe me te popullarizuara ne bote. Për here te pare kjo pushke sulmi është prodhuar ne vitin 1946 nga Mikhail Kallashnikov. Edhe sot e kësaj dite kjo pushke e rrezikshme, me kosto te ulet, përdoret si arme kryesore e forcave te sigurisë.
Mortaja Mallet
I projektuar nga Robert Mallet, kjo mortajë u ideua si armë rrethimi për t’u përdorur gjatë luftës së Krimesë. Edhe pse tashmë nuk shërben për asgjë, mbetet një nga armët me kalibrin më të madh në qarkullim.