Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë thënë se është papërgjegjësi e Qeverisë që pas dy muajve, pasi qytetarët e Strugës janë ngulfatur nga deponia e ndezur të sjellë vendim për zgjidhje urgjente të këtij problemi serioz.
“Qeveria e Maqedonisë ka lejuar që dy muaj deponia ilegale në Strugë t’i helmojë struganët dhe të shkaktoj dëm mbi shëndetin e tyre, mbi ambientin jetësorë dhe të shkatërroj sezonin turistik në këtë rajon, dhe pas gjithë kësaj të paralajmëron zgjidhje urgjente të problemit”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Ata thonë se që më 15 qershor kanë kërkuar që të mbahet seancë urgjente në të cilën duheshe të diskutohet për këtë problem.
“Seanca e tillë nuk u caktua, dhe me këtë nuk na u lejuar që si përfaqësues të qytetarëve të kontribuojmë për zgjidhje të shpjet të problemit me deponinë ilegale. Nëse mbaheshe kjo seancë, debatoheshe për këtë problem dhe silleshin konkludimet konkrete, problemi do të zgjidhje më herët”, kanë thënë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Ata poashtu kanë kërkuar nga Qeveria që të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe jo të mendojnë vetë për punësimet partiake.