Levent Bregu i kërkuar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar dhe ekstraduar nga Brukseli drejt vendit tonë. Ai ishte dënuar për vrasjen e një gruaje në vitin 1997 në Berat. Sipas Policisë, 40 vjeçari Bregu ishte shpallur në kërkim, pasi, me vendim nr.644, datë 15.10.2014, Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 dite burgim për veprën penale, “Vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Më datë 27.03.1997 në fshatin Veterrik-Berat, Levent Bregu së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri gruan me iniciale M. H., si dhe kanë tentuar të vrasin D. H.