Gecaj për PDK-në: “Bisha e plagosur” po fundoset në gropën që e bëri vetë

Zëvendësministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka komentuar në profilin tij në Facebook, në lidhje zhvillimet e fundit politike në vend.

“Si duket ‘bisha e plagosur’ po nxjerr shkelmat e fundit. Të vetëdijshëm se e kanë bërë vetë gropën në të cilën do të fundosen me sigurinë matematikore, PDK tani po tenton të zvarritet me çdo mjet dhe me çdo kusht deri në breg”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Gecaj ka thënë se “kur koalicioni i udhëhequr nga LDK-ja sulmohej pamëshirshëm, këta kryesisht rrinin anash dhe bënin sehir, duke shpresuar që dikush tjetër do të kryente punë për ta”.

“Shpresonin se objektivi i tyre i përhershëm, i kamufluar por ende transparent (shkatërrimi përfundimtarë i LDK-së), do të vinte lehtë dhe pa pasoja për ta. Megjithatë, kur kalkulimet e tyre i nxorëm plotësisht të gabuara, tani ata janë sulur çmendurisht në atakë të orkestruara në ‘laboratorët’ e tyre ndaj po të njëjtës opozitë me të cilën del të kenë planifikuar dhe ekzekutuar rrëzimin e qeverisë sonë”, ka thënë Gecaj.

“Jeni tanimë të vonuar. Fundosjen e keni të sigurt. Shpëtimin mos e kërkoni në radhët tona. Unë dua të besoj fuqishëm që asnjë deputet i yni nuk do të bjerë në një grackë të tillë. E nëse po, veç mos të na thonë se e bën për ne, për fëmijët tanë, për ardhmërinë tonë dhe për interesin e vendit. Sepse në këtë kohë, e vetmja mënyrë e ecjes para, dhe interesi më madhorë aktual i vendit, është që PDK përfundimisht të dërgohet në opozitë. Ndoshta mbushen mend!”, ka thënë më tej ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme