Agjentë të policisë së Korçës kanë vënë në pranga në orët e fundit dy shtetas, atë e bir, për plagosjen rëndë të një personi.
Bëhet fjalë për shtetasit Petrit dhe Emiljano Çaushllari, përkatësisht 47 dhe 21 vjeç, të cilët me mjete të forta goditën krushkun e tyre.
Përplasja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta dhe atë e bir e kanë goditur 60-vjeçarin me inicialet P.B në kokë dhe trup.
Vajza e Çaushllarëve është nusja e djalit të të lënduarit. Ky i fundit ka qenë në banesë në momentin kur atë e bir kanë shkuar dhe ka marrë gjithashtu plagë të lehta në trup.
Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit që po i thellon hetimet për të zbardhur shkaqet reale të ngjarjes.