Një ngjarje e rëndë dhe e tmerrshme është shënuar në Indi. Një grua shtatzënë është sulmuar nga vjehrra dhe kunata e saj, pasi një parashikuese kishte thënë se ajo do të lindte vajzë.
Mediat e huaja raportojnë se 27-vjeçarja ka një vajzë 18-muajshe dhe sipas policisë ajo është sulmuar në mënyrë që të mos sjellë në jetë një tjetër vajzë.
Sulmi ndaj saj ka ardhur pasi vjehrra ishte konsultuar me një fallxhore për gjininë e fëmijës.