“U regjistrova si deputet në Kuvendin e Republikës dhe unë do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për liri e demokraci”.
“Do të jem në krye të detyrës sipas zotimeve tona e nevojave të shoqërisë”, ka thënë Kurti pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ai ka treguar poashtu se në seancën e 3 gushtit do të marrë pjesë Vetëvendosja me të gjithë 32 deputetët e zgjedhur të kësaj partie nga zgjedhjet e 11 qershorit.
“Padyshim që gjithë grupi i Vetëvendosjes, 32 deputetët, pra përfshirë edhe mua do të jemi të enjten para orës 10:00 në Kuvendin e Republikës”.
Kurti edhe njëherë ka rikonfirmuar se Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Parlamentit.
“Të enjten Kuvendi duhet ta zgjedhë një figurë politike që duhet të jetë sa më gjithë përfshirëse e kurrsesi kontroverse”.