Kamenica do të hyjë në vitin 2018 me kryetar të ri sipas Matoshit, “Është tashmë e ditur se ndryshimet në Kamenicë do të ndodhin, AKR-ja kësaj radhe do të kërkoj partneritet vetëm me ata që vërtetë e dëshmojnë se angazhimin politik e kanë për qytetarët e jo për vete. Koalicioni që patëm nuk do të përsëritet, as këtë mandat dhe si pasojë e këtij mandati as disa mandate pas këtij, PDK ka dëshmuar se partneritetet nuk i ka të sinqerta, koha është që PDK të shkoj në opozitë në Kamenicë” ka thënë Matoshi./rajonipress/
Matoshi: AKR synon fitore në Kamenicë, nuk ka koalicion me PDK-në
Zgjedhjet lokale po afrohen. Kamenica është njëra nga komunat ku gara për pushtet lokal është gjithmonë e fortë dhe ku pretendentë janë më shumë se dy parti politike. AKR që nga themelimi I saj ka qenë partia që ka garuar për një vend në garën e balotazhit. Kryetari i kësaj dege Fatmir Matoshi, gjatë këtij mandate ka qenë nënkryetar i komunës në një koalicion me PDK-në. Për Rajonipress, Matoshi thotë se partia e tij po përgatitet seriozisht për zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti.
“Për dallim nga viti 2013 ne tanimë mund të themi se do të ofrojmë për votuesit një listë shumë më kualitative dhe më profesionale të kandidatëve për asamble komunale, lista jonë ka në përbërje njerëz të gjitha profileve dhe profesioneve me një shtrirje të plotë gjeografike, do të dominojë gjenerata e re brenda listës tonë dhe janë emra të respektueshëm në komunitetet nga vijnë” thotë Kryetari i AKR-së Matoshi.Ai sqaron se ende nuk është marrë vendimi për kandidatin për kryetar komune, “Unë e kam mbështetjen e plotë të partisë, poashtu edhe të Presidentit Pacolli, aktualisht po e shqyrtojë çështjen e kandidimit për ta udhëhequr komunën, është një vendim personal që do ta mendojë mirë dhe ta diskutojë edhe me familjen dhe miqtë, në rast se do të marrë vendim për t`i hyrë garës, atëherë këtë vendim do ta diskutojë me partinë dhe në veçanti me Presidentin Pacolli. Kam tri vjet e gjysme në pushtet lokal dhe kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, sidoqoftë gjasat janë shumë reale që kandidati i AKR-së të fitojë garën për kryetar komune, pavarësisht nëse do të jem unë ose dikush nga partia” thotë Matoshi.