Zeqirija Ibrahimi: BDI dhe Aleanca kanë hallin e posteve, LSDM është kundër gjuhës shqipe

Deputeti i Lëvizjes ESA, Zeqirija Ibrahimi në një press konferencë ka shtuar pyetje publike lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
“Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, që mbrëmë nuk ka kaluar në qeveri, sot detyrimisht duhet t’i shtrojmë disa pyetje:

1. A i bie kjo se ata kanë hyrë në qeveri pa asnjë marrëveshje, pra as për gjuhën shqipe? Që e konfirmon qëndrimin tonë se ata janë në qeveri pa asnjë marrëveshje.

2. Sipas nesh, vonesa me gjuhën shqipe është për shkaqe taktike – shqiptarët e BDI-së dhe Aleаncës të kenë alibi se e kanë bërë betejën dhe LSDM të ketë arsye se nuk ua ka dhënë gjuhën shqipe shqiptarëve. Që për votuesit e BDI-së dhe Aleancës shtron dilemën se pse ata janë aty, a vetëm për shkak të privilegjeve dhe posteve, ndërsa për votuesin shqiptar të LSDM-së e shtron pyetjen se çka kërkojnë shqiptarë ta mbështesin akoma atë parti që është kundër gjuhës shqipe. Sipas nesh, Ligji nuk ka nevojë të shkojë në Komisionin e Venedikut. Atje mund të dërgohet pasi që të miartohet. Më e rëndësishem është të miratohet në Kuvend me konsensus sesa çfarë do të thotë Komisioni i Venedikut.
Ne mendojmë se puna e Komisionit është alibi për ta vonuar këtë pikë. Tjetër: a e shohin shqiptarët që insistonin të hyjmë në qeveri pa asnjë kusht, siç duket se kanë hyrë këto partitë e tjera shqiptare, se sa kanë nevojë shqiptarët për opozitë? – Nëse nuk ka barazi ekonomike, që po përdëftohet me rebelansin e buxhetit – Nëse nuk vullnet për ta zgjidhur problemin e gjuhës shqipe, që po përdëftohet me vendimin e Qeverisë Cili është kuptimi i kësaj qeverie nëse jo përmbushja e apetiteve e pasioneve për pushtet?”, ka thënë Ibrahimi i Lëvizjes BESA./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme