Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe kryetari i Bashkësisë islame, Naim Tërnava janë kërcënuar me vdekje nëpërmjet grafiteve.
Persona ende të panjohur kanë shkruar grafite me porosi kërcënuese edhe me vdekje në muret e Fakultetit të Filologjisë.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Këtë akt e ka dënuar Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka kërkuar nga organet e drejtësisë që autorët të sillen para drejtësisë.