Serbët i frikësohen pranimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol

Në seancën e shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Pekin, do të vendoset edhe për Kosovën nëse do të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë.

Autoritetet kosovare gjatë gjithë kohës kanë theksuar se lobimi nuk ka munguar dhe janë shprehur të bindur se Kosova do të jetë pjesë e kësaj organizate, madje edhe e UNESCO-s, atje ku para dy vitesh dështoi për tri vota.

Kjo ka shkaktuar një frikë të madhe te serbët, të cilët po aludojnë se pas kësaj mund të pasojë arrestimi i disa zyrtarëve serbë që dyshohen se mund të kenë qenë të përfshirë në krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Se Kosova ka shansa të mëdha për tu pranuar në Interpol, e ka konfirmuar edhe Marko Nikoviq, anëtar i Asociacionit Botëror të Shefave të Policisë, i cili ka thënë se shteti kosovar ka gjasa të bëhet anëtari më i ri i Interpolit.

“Ata mund të vënë për shembull në listën e Interpolit, Vuçiqin dhe Daçiqin apo ndonjë politikan nga Serbia i dyshuar për krime lufte. Ne e kemi shembullin e olivier Ivanoviq, i cili është akuzuar disa herë”, tha Nikoviq për Telegrafin serb, transmeton lajmi.net

“Nëse Vuçiq vendoset në listën e Interpolit, ai mund të ketë imunitet diplomatik, siç kishte Haradinaj i cili u arrestua dhe u lirua”, ka thënë ai.

Që të pamundësohet anëtarësimi i Kosovës në këto dy organizata, ditë më parë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, dhe ai i jashtëm, Ivica Daçiqi zhvilluan një takim për të dakorduar veprimet kundër Kosovës. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme