Një skenë e papritur për Jean Claude Juncker gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin sllovak, Robert Fico, në Bruksel.
Presidenti i Komisionit Europian ishte duke përfunduar konferencën, kur dëgjohet zilja e celularit të tij.
I bindur se nga ana tjetër e aparatit ishte bashkëshortja, ka refuzuar telefonatën. Por duke kontrolluar numrin, e kuptoi se ajo që e kërkonte ishte kancelaria gjermane, Angela Merkel, transmeton Shqip.
Këtë e bëri të ditur vetë presidenti i Komisionit Europian, i cili pak në siklet, ka pohuar para gazetarëve: “No, it was Mrs Merkel!” (“Jo, ishte zonja Merkel!!”).
Juncker më pas nisi të qeshë, duke shkaktuar ilaritet mes të pranishmëve për episodin e pazakontë.
http://www.koha.net/lemsh/35327/juncker-ia-mbyll-telefonin-merkelit-duke-kujtuar-se-ishte-gruaja-e-tij/