Kush po sheh kalifat në Kosovë

Ish – deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe e njohur për pozicionet nacionaliste gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar, Rada Trajkoviq, sot në medie të Beogradit ka thënë se në Kosovë po vendoset projekti shumë i përhapur i kalifatit, sipas saj një faktor ekstrem mysliman, i cili, ka thënë ajo, po ka përkrahje edhe nga institucione dhe sistemi i sigurisë, transmeton Koha.net.

Për këtë arsye, ka thënë ajo, shqiptarët e rinj po e braktisin Kosovën pasi ata e ndjejnë veten pro evropianë.

“Shqiptarët e rinj, me dhjetëra mijëra sish, tashmë e kanë braktisur Kosovën, sepse janë të orientuar pro evropianë. Tash atje po vendoset me shpejtësi të madhe projekti shumë i përhapur i kalifatit, faktori ekstrem mysliman, i cili për fat të keq ka përkrahjen e vet në institucione dhe në sistemin e sigurisë”, citon b92 të ketë thënë Rada Trajkoviq, e cila tani në Graçanicë udhëheq organizatën Lëvizja pro evropiane serbe.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme