Dega e Partisë Demokratike të Kosovës ka akuzuar pushtetarët aktual të LDK-së në këtë qytet për punësimin e militantëve të saj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare .
“Kjo dukuri vazhdon të jetë evidente në të gjitha segmentet qeverisës, varësisht nga mundësia e hapjes së vendeve të punës. Pas arsimit, dhe të ndonjë segmenti tjetër si absorbues të numrit të madh të punëtorëve, QKMF veqohet për punësime të tilla, keqpërdorime dhe për anomali të shumta prej kur LDK e ka pushtetin”.
“Në konkursin e fundit, në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF), drejtori i pushtetshëm i LDK-së, në QKMF, këtë fund-mandat, po e shfrytëzon për t’I rehatuar njerëzit e vet. Me këtët rast, tre punëtorë I ka punësuar në shërbimin teknik, dy prej tyre militant të LDK-së ndërsa tjetri është nip I tij (djali i vëllait)”.
“Duke i parë të gjitha këto marrëzi të pushtetit, fund e krye të dështuar, qytetarët gjilanas, me padurim po e presin fundit e kësaj qeverisje, në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti”, theksohet në një kumtesë të PDK-së, transmeton Klan Kosova.