Policia në Ohajo ka njoftuar se ka arrestuar dy presona, pasi ka gjetur trupin e një vajze në një frigorifer.
Sipas prokurorëve federal, vajza e vdekur është ish e dashura e një personi i cili pasi e ka mbytur atë, me ndihmën e një vajze tjerët e ka fshehur atë në frigorifer.
Vajza që e ka ndihmuar fshehjen e trupit të viktimës, e ka shfrytëzuar identitetin e viktimës, duke përdorur kartat e saj të kreditit, është zhvendosur në shtëpinë e saj dhe madje e ka ushqyer edhe qenin e saj.
Policia njoftoi se të arrestuarit janë Arturo Novoa (31) dhe Katrina Leyton (34).