Ja çfarë më tha Shpend Ahmeti për Albin Kurtin!

Ja çfarë më tha Shpend Ahmeti për Albin Kurtin!

Shkruan: Xhevdet Pozhari

Partia Demokratike Kosovës, menjëherë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare kur thuajse u pergjysmua për nga numri i deputetëve në krahasim me përbërjen e kaluar në kuvend, dhe me gjasë kjo ka ndikuar që kjo parti të braktisë vet përmbajtjen dhe të sulmojë ashpër subjektin politik i cili me rezultatin që tregoi befasoi të gjithë, e në masë të konsiderueshme edhe vetveten – Lëvizjen Vetëvendosje.

Në ballë të kësaj beteje aspak etike, u vunë ish gazetarë dhe disa ish anëtarë të këtij subjekti politik që tërheqi simpatinë e madhe të votuesve me kandidatin për kryeministër, punën e treguar në Komunën e vetme me të cilën qeverisin, por edhe shkaku i Lëvizjeve të gabuara të oponenteve politik siç ishte rasti i koalicionimit në 5 min e fundit, me ç’rast u formua i ashtuquajturi PAN.

Fotografia e fundit e Albin Kurtit me ambasadorin e ShBA’ve dhe mesazhi i qartë i disa përfaqësive të rëndësishme diplomatike në Kosovë se do ta përkrahin atë qeveri që siguron shumicën e votave në parlament, ishte sinjal i alarmimit për PDK-në e cila pas privatizimit të aseteve të Kosovës gjatë qeverisjes së saj, thuajse tentonte ta “privatizojë” edhe miqësinë ShBA – Kosovë.

Në ballë të kësaj beteje kundër qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje u vu një gazetare që tërë karrierën e ngriti në tema propagandistike, pa paraqitur thuajse asnjë fakt. Çoroditje e cila kulmoi edhe me fotot e publikuara ku ne sfond dukej shtëpia e kryetarit të Prishtinës, duke dhënë sinjalin se nëse është e nevojshme edhe do të ngrise shatorr në lagjen ku banon Shpend Ahmeti, vetëm që t’i shërbejë me devotshmëri shefit të saj të ri të cilit medoemos duhet tia dëshmojë talentin dhe besnikërinë.

Akuzat e pretenduara me fakte, zbritën në nivelin e thashehemeve kur u hap rrugë për njerëz që pa asnjë fakt të perflasin biseda të supozuara me krerët e lartë të VVse. Me aktivizimin e propagandës së PDK’se, opinioni publik që ka degraduar qëmoti në Kosovë, gradualisht zbriti në nivelin e kanagjegjeve ku edhe gjuha e përdorur nuk dallon thuajse asgjë me atë të mehallave. Andaj,sot mjafton të thuash, ja se çfarë më tha filani për fistekun, duke marrë shembuj konkretë si në rastin e këtij titulli, dhe thashethemgjinjet të versulen pamëshirshëm, pavarësisht se pretendimeve iu mungon pjesa më bazike për t’u konsideruar si të mirëqena – faktet!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme