Veseli: Tërhiqem nga kandidatura e kryeparlamentarit nëse VV e LAA e votojnë Haradinajn

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nëse Vetëvendosje dhe LAA garantojnë se do ta votojnë një kandidat tjetër të PAN-it për postin e kryeparlamentarit dhe në të njëjtën ditë, siç ka thënë të japin votën e tyre për të nominuarin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinaj.

duke folur në televizionin publik të Kosovës ka shprehur bindjen se Vetëvendosje e LAA e kanë të djallëzuar thënien se ai është pengesa për të zhbllokuar formimin e institucioneve.

“Po thonë se e votojnë një kandidat tjetër pos Kadri Veselit. I ftoj ata le ta mbajnë fjalën, brenda ditës së nesërme le të dalin publikisht dhe të thonë se Kadri Veseli është pengesë, unë nuk e kam fare problemin e tyre as nuk i nënshtrohem atyre asnjëherë, por për hir të interesave shtetërore dhe për të demaskuar ata, unë do të ofrojë një kandidat të PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe të njëjtën ditë le ta votojnë edhe Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit, mos ta vonojnë vendin, mos të manipulojnë me ndjenjat e qytetarëve me pakënaqësitë e tyre sociale, ose me ndjenjat e tyre hakmarrëse, kemi nevojë për paqtim, për komunikim, për respektimin e ligjshmërisë, Kushtetutës në të njëjtën kohë për luftimin e korrupsionit në të gjitha partitë politike”, ka thënë Veseli.

Ai e kritikoi mënyrën se si Adem Mikullovci ka drejtuar sot seancën, duke thënë se aty ka bazë edhe për lëndë në Kushtetuese, por se PDK-ja, ka thënë ai, nuk do ta paraqesë atë.

“Ajo çka u vërejt nga të gjithë në seancë ndikonin edhe udhëheqësit e Vetëvendosjes, pra ata ndikuan edhe në ndërprerjen e seancës. Është shembull se si Vetëvendosje abuzon me pushtetin kur e ka atë”, ka thënë Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme