Policia italiane e Pescarës ka aritur të arrestojë tre shqiptarë, pasi akuzohen se siguronin kushtet që vajzat shqiptare të hynin në mënyrë ilegale në Itali, e mës pas shfrytëzoheshin si prostituta.
Në një konferencë për shtyp, policia e Pescarës bëri me dije se pjesë e këtij grupi janë shtetasi Endrit Gjella, i arrestuar për shfrytëzim. Dritan Taco, 23-vjeçari që njihet edhe si krahu i djathtë dhe shoqja e tij Anxhela Avdiraj 20-vjeç, e arrestuar në Modena. Sipas prokurorit, Endrit Gjella edhe pse nga burgu, vazhdoi të koordinonte miqtë e tij jashtë që të ecnin përpara me biznesin e paligjshëm. Që të paguante shpenzimet, Endrit Gjella kërkonte vazhdimisht vajza të tjera nga Shqipëria. Dyshimet e policisë nisën për rastin e dy vajzave të mbërritura në Bari.
Kapja e tyre u bë e mundur nga policia e Pescarës, në bashkëpunim me policinë e Modenës, pas një hetimi të koordinuar me prokurorinë, e cila ka lëshuar urdhër arresti për tre shtetas shqiptarë, dy burra dhe një grua që dyshohet se kanë futur ilegalisht në Itali bashkëatdhetare në moshë të re, në mënyrë që t’i shfrytëzonin si prostituta.