Fjalë të ‘mëdha’ për Malin e Zi nga zv.Presidenti i ShBA-së

Gjatë një vizite në Malin e Zi, zëvendës-presidenti i ShBA’s Mike Pence tha se vendi i tij po luan një rol udhëheqës në avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ekspertët e “Sputnik” e pyetën atë nëse Pence me të vërtetë njihte ndonjë gjë për vendin të cilin ai e kishte vizituar.

Analisti politik serb Aleksandar Paviç tha se “nëse Mali i Zi është garant i stabilitetit, ne mund ta puthim mirëbesimin që na jep ballkani”.

Marko Vesovic, i cili shkruan për “Dan”, një gazetë ditore e botuar në Malin e Zi, tha për “Sputnik” se potenciali ushtarak dhe politik i Malit të vogël me një popullsi prej më pak se 600,000, është pranë zeros dhe fjalët e Mike Penc nuk do të thonë që Mali i Zi mund të shërbejë si garant i sigurisë për këdo.

“Një vend ushtria e të cilit përbëhet nga më pak se 1.000 burra është i padobishëm për të siguruar ndonjë siguri rajonale, por ajo ende përdoret si një ‘shembull pozitiv’ i një vendi që i është bashkuar NATO-s. Ky është një sinjal për Serbinë, fuqinë kryesore rajonale, që nëse pajtohet të bëhet pjesë e procesit të integrimit euro-atllantik, ShBA mund të konsiderojnë në një partneritet më të mirë me të”, tha Marko Vesoviç, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

“SHBA dëshiron të ushtrojë kontroll të plotë politik mbi Ballkanin Perëndimor dhe i duhet Malit të Zi t’i tregojë Serbisë sesi do të përfitonte nga hyrja në NATO”, shtoi ai.

Marko Vesoviç tha se asgjë nuk kishte ndryshuar në Malin e Zi prejse vendi u bashkua me Aleancën e Atlantikut të Veriut në qershor.

Mali i Zi iu bashkua NATO-së më 5 qershor 2017 si anëtari i 29 i aleancës së mbrojtjes perëndimore, pavarësisht faktit se rreth gjysma e popullsisë së vendit ishte kundër kësaj lëvizjeje./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme