Ajo kishte jetë të lumtur. Ishte martuar me dashuri. Kishin dhe një vajzë.
Gjithçka ishte perfekte deri në ditën kur hynë ata. Atë ditë do t`ia vrisnin burrin dhe vajzën e vogël. Do të përjetonte dhunë seksuale, po jo vetëm atë…
Rrëfimi në vetën e parë: Unë, nana, motra, kunata…
Lola
Na kemi qenë shumë fëmijë. Edhe jemi prej një familjes t’shkollume. Jemi tanë t’shkollumë. Meqenëse lufta na ka lanë pak si mbrapa, na ka hupë edhe dijen, edhe shkollën, veç apet mirë jena. Na n’fëmijëri kemi pasë kushte të mira se babën e kena pasë punëtor. I kena pasë kushtet e mira, kena pasë shkollën e mirë, i kena pasë prindërit e mirë, na kanë kuptu, edhe meqenëse jemi kanë kallaballëk.
Kur i kom bo 18 vjet, m’ka ofru martesë nji mashkull. E kom njoftë edhe përpara, jemi kanë n’shkollë bashkë. Jemi kanë n’shkollën fillore bashkë edhe hajt shoq mas shoqit i kanë thanë vllaut, “Lolën dojna me e feju, Lolën e juj!” Edhe qysh o kanë zakoni ktyneherë me msit edhe pse jemi kanë t’shkollumë, me msit. Tani u martova.
Gjashtë muaj kemi nejtë t’fejumë, menjihere jemi martu. Edhe kemi pasë nji jetë shumë t’mirë, shumë t’bukur e kemi pasë.
Kemi pasë dasmorë shumë, edhe i kemi pasë afër shpijat. Sa shkojshim te dasmja, sa vishim prej kanagjegjit.
Tani mas tre muajve qashtu, mbeta shatëzanë. U gëzunë krejt. Edhe me kalimin e kohës qeshtu, linda vajzë. Çfarë gëzimi u bo se ata s’kishin pasë asnji fëmi nji kohë t’gjatë. Çfarë gëzimi, çfarë dreke…
(Ky rrëfim është pjesë e “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”, fuqizuar nga: Integra, forum ZFD, KRCT, RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women. “Koha Ditore” e ka të drejtën e botimit të dhjetë rrëfimeve të këtij libri, derisa të plotë këtë rrëfim mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)