VV: Stavileci është servil, PDK po e ndjen goditjen e 11 qershorit

Polemikat me sharje e akuza të rënda në mes të PDK’së e Vetëvendosjes kanë vazhduar edhe më tutje, me Lëvizjen Vetëvendosje që përmes një publikimi në Facebook, ka akuzuar Blerand Stavilecin si ‘servil që i shërben shefit’, transmeton gazetametro.net

Stavileci përmes një publikimi tjetër e kishte akuzuar VV’në se pushtetin synon ta marrë me gjak dhe se kjo lëvizje ishte e përfshirë edhe në vrasjet e pasluftës.

“Blerand Stavileci nuk ka bindje as mendim. Ai është një servil i vockël që i shërben shefit. Fillimisht Hashim Thaçit, pastaj Kadri Veselit, pse jo, nesër edhe tjetërkujt”, ka akuzuar VV, duke shtuar se kjo është merita e vetme që Stavileci është bërë ministër.

“Siç duket vetëm tash, afër 2 muaj pas zgjedhjeve PDK ka filluar ta ndjejë goditjen e madhe që ka marrë me 11 qershor. Ne e dimë se janë të frikësuar, por vetëm ata e dinë sa shumë kanë vjedhur – pra sa shumë kanë çfarë të humbasin. Për Astrit Deharin do të përgjigjeni, dhe për këtë ju garantojmë; kurse për milionat e bëra përmes krimit e korrupsionit, e kemi gati ligjin anti-mafia”, thuhet në publikimin e VV’së.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë përfshirë në një fushatë akuzash mes tyre javët e fundit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme