Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Viti, dje në ora 18:35 ka ndodhur një rast i “sulmit ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e policit për t’u ndalur me veturë i cili më pas gjatë ikjes është aksidentuar, ndërsa policia gjatë arrestimit të të dyshuarit, kanë hasur në rezistencë nga i dyshuari ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime të dorës ku dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.