1 vit nga përmbysjet, banorët të harruar nga shteti

Sot shënohet njëvjetori i vërshimeve vdekjeprurëse të cilët më 6 gusht të 2016-ës goditën Hasanbegun me rrethinë.

Si pasojë e përmbytjeve, 22 personat që humbën jetën më 6 gusht ishin nga fshati Hasanbeg, Stajkovcë, Smilkovë dhe Haraçinë, ndërsa shumë shtëpi u shkatëruan plotësisht e disa të tjera u dëmtuan pjesërisht. Gjatë 24 orëve të 6 gushtit në Shkup kishte rënë 92.9 litra shi në një metër katror.

Nga një shi i zakonshëm sezonal pasuan vetëtimat, era e fortë, breshëri… Përnjëherë rrugët e Hasanbegut u shndërruan në lumenj që merrnin gjithçka para vetes.

Vullnetarë të ndryshëm mblidhnin sa njerëz kishin mundësi dhe i dërgonin në vende të sigurta, por stuhia nuk ndalej. Familjet evakuoheshin të ndarë nga njëri tjetri. Nuk dihej a ka viktima ende dhe sa janë në numër. Era e fortë tërhiqte madje edhe automjete të rënda, e të mos flasim për njerëzit dhe gjësendet e tjera të amvisërisë. Njerëzve u ngelën shumë pak mundësi për të shpëtuar kokën.

Me katër orë vonesë arritën edhe ekipet e para policore dhe ushtarake që filluan kërkimin e banorëve të tjerë të bllokuar nëpër shtëpi.

Mes hutisë dhe mllefit, banorët drejtonin gishtin drejt pushtetarëve që me vite nuk i janë përgjigjur thirrje së tyre për ndërtim të kanalizimit atmosferik.

Nata ishte shumë e gjatë për gjithë Maqedoninë, por dita ishte tragjike. Bilanci i personave që kishin ndërruar jetë ishte 22, mes tyre pleq, gra, fëmijë. Një prej tyre ishte edhe Elifi vetëm 16 muajshe e cila ende po kërkohet por me shpresa të harxhuara. Ekipi i Televizionit Shenja shkoi derë më derë në familje që kishin humbur një apo më shumë anëtarë të familjes, ose që tashmë flinin nën qiell të hapur Por, asnjë ngushëllim nuk mund t’ua zbusë dhimbjen e përjetuar më 6 gusht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme