Tahiri: Ja çka ndodh nëse PAN nuk merr pjesë në seancën e 10 gushtit

Analisti politik, Ramush Tahiri tha se PAN duhet të jetë i pranishëm më 10 gusht në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Në qofte se PAN nuk i jep emrat për kryetar e nënkryetar të Kuvendit, atëherë zgjedhjet e reja janë të pashmangshme ka thënë Tahiri.

Sipas tij është mirë që të paktën të bëjnë përpjekje që zgjedhjet parlamentare të mbahen në të njëjtën datën me zgjedhjet komunale.

“Nëse PAN nuk i propozon kandidatët atëherë zgjedhjet e reja janë të pashmangshme por duhet bërë përpjekje të mbahen me 22 tetor dy palë zgjedhje parlamentare dhe komunale”, tha ai, raporton Blic.

“Nuk shoh arsye që PAN mos të shkojë në mbledhjen e 10 gushtit dhe mos t’i jap propozimet e kandidatëve për kryetar e nënkryetar të Kuvendit. Pas kësaj besoj se kalohet faza e krizës e mandej deputetët me votë të zgjedhin organet të konstituohet Kuvendi”, është shprehur ai.

Ai më tej shtoi se jo detyrimisht vota për Kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë duhet të jetë e njëjtë.

“E më pas mandatari të dekretohet nga Presidenti dhe të hyn në votim në Kuvend. Duhet theksuar se votat për Kryesi të Kuvendit nuk janë detyrimisht të njejta me votat për Qeverinë”, tha ai.

Ndryshe Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikollovci javën e kaluar ka thirrur takim konsultativ me të gjitha partitë për të mërkurën e datës 9 gusht.
Ndërsa ka caktuar vazhdimin e seancës për datën 10 gusht në orën 10:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme