Këto janë tri kërkesat e Listës Srpska për ta votuar demarkacionin?

Zëvendëskomandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës dhe Zëvendëkomandantin e Policisë. Këto tri pozita Lista Srpska po i kërkon si kushtëzim për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli kanë refuzuar këto kushtëzime të pakicës serbe.

Të paktën tri pozita të lartë nëpër institucionet e pavarura po i kërkon Lista Srpska si kushtëzim për të votuar shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Srpska po e kërkon të ketë një Zëvendëskomandant të Forcave të Sigurisë së Kosovës, një Zëvendëdrejtor të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës dhe një Zëvendëskomandant të Policisë së Kosovës.

Asnjë prej këtyre pozitave nuk parashihet t’i takojnë ndonjë pakice me ligje e Kushtetutë të Kosovës.

Burime të Express kanë treguar se asnjërën prej këtyre kushtëzimeve s’e kanë pranuar dy udhëheqësit e partive që aktualisht janë në Qeveri, PDK e LDK.

Kadri Veseli e Isa Mustafa, sipas këtyre burimeve, u kanë thënë serbëve se nuk do të ketë plotësim të këtyre kërkesave për shkak se tejkalojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkohë, se ekzistojnë këto kushtëzime, e ka pranuar sonte, për RTK, Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati. Ka thënë se këto kërkesa nuk janë të pranueshme për partnerët e koalicionit.

Sidoqoftë, Isa Mustafa, më 1 shtator, kishte thënë se një grup parlamentar kishte kushtëzuar votën pro demarkacionit. Nuk kishte sqaruar se cili ishte ai grup parlamentar dhe as s’kishte treguar se për çfarë kushtëzimesh bëhej fjalë.

Votat e Listës Srpska janë vendimtare për të kaluar demarkacioni pasi koalicioni PDK-LDK nuk i ka votat as brenda deputetëve të shumicës.

Shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi është zyrtarizuar si kusht i BE’së për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. /Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme