Gazetari serb ‘ofendon’ Vuciqin për Kosovën

Gazetari i Deutsche Welle Nemanja Rujevic ka deklaruar për televizionin serb se ideja për dialog të brendshëm mbi Kosovën nuk është e keqe, vetëm sikur të ishte e sinqertë.

“Siç thotë opozita, në këtë atmosferë nuk mund të ketë dialog sepse në asgjë nuk ekziston dialogu. Kuvendi është shndërruar në instrument të qeverisë ekzekutive, nuk mund të ketë dialog të vërtetë për asgjë. Argumenti tjetër i opozitës është se tani më është vonë për dialog, nuk pinë ujë, sepse nuk do të zemërohemi si fëmijë të vegjël dhe themi nuk dëshirojmë që në vitin 2017 të flasim për Kosovën, sepse këtë është dashuri ta bëjmë para pesë viteve”, ka thënë Rujevic, transmeton gazetametro.net.

Ai konsideron se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic mendon për çdo gjë në mënyrë taktike e jo në mënyrë politike, dhe se ka luajtur mençur sepse “iu ka gjuajtur ashtin opozitës”.
“E cila tani duket jodemokratike, nuk dëshiron të bisedojë etj. Kot ju nuk doni, kur gjithë kjo po ndodh nëpërmes të medieve”, thotë ai.
Sipas mendimit të tij, Kosova kurrë nuk ka qenë temë kryesore për njerëzit para zgjedhjeve, por ka kapacitet të nxehë emocionet në çdo moment.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme