Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, po mbanë mbledhje urgjente në selinë Qendrore.
Nga foto e siguruar nga Gazeta Blic shihen vetura të zyrtarëve të PDK-së.
Mbledhja nuk ishte paralajmëruar që do të mbahej.
Burime të “Gazeta Blic”, mësojnë se arsyeja pse po mbahet kjo mbledhje është diskutimi për themelimin e institucioneve të reja si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.