AKR dhe Alternativa në një grup parlamentar? Ja çfarë thotë Mimoza Kusari-Lila

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, sërish ka përsëritur propozimin për një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila, thotë ai, do ta nxirrte vendin nga kriza aktuale politike.

Madje lideri i AKR-së ka thënë se në krye të kësaj qeverie gjithëpërfshirëse mund të jetë Ramush Haradinaj. Mirëpo kundër kësaj ideje është prijësi i koalicionit LAA, Avdullah Hoti, në të cilin Pacolli bën pjesë.

Rreth këtyre qëndrimeve të kundërta për “Zëri.info” ka folur kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila po ashtu bën pjesë në koalicionin LAA.

Sipas saj, është krejt normale që secili ta ketë mendimin e tij personal rreth çështjeve të caktuara, mirëpo në këtë rast, sipas saj, nuk mund të flitet për ndarje mes LDK-së dhe AKR-së.

“Është normale që brenda këtij koalicioni të ketë mendime e deklarata të ndryshme mbi atë se çfarë mbështesin, por kjo nuk do të thotë që po krijon ndarje mes tyre. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë mbledhje mes këtij koalicioni, ku është diskutuar një gjë e tillë”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Më tutje Kusari-Lila ka folur edhe për mundësinë e bashkimit të Alternativës me AKR-në në një grup parlamentar. Ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjë iniciativë e as takime për një gjë të tillë.

Në fund Kusari Lila ka thënë se koalicioni PAN nuk i ka numrat dhe për këtë arsye edhe po zvarritet krijimi i institucioneve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme