Katër persona me maska e të armatosur kryen një plaçkitje sot pasdite në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Armët që mbanin ata edhe u shkrepën, por nuk pati të lënduar gjatë rrëmbimit të parave nga një furgon transportues i kompanisë së sigurimit.
Nuk dihet shuma që arritën ta marrin. Ndërsa policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’i kapur plaçkitësit.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi