Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan ka vazhduar me aktivitetet mobilizuese për të takuar bashkëatdhetarët, intelektualët, profesionistët, biznesmenët, fermerët, bujqit dhe qytetarët e shumtë të komunës së Lipjanit të cilët në masë të madhe i janë bashkangjitur VV-së në zgjedhjet e përgjithëshme. Pruerjet brenda radhëve të Lëvizjes po vazhdojnë me intenzitet edhe këtyre ditëve të nxehëta të verës. Vërshevci, Marevci, Dobraja e Madhe, Baica, Shala, Akllapi, lagje të Lipjanit pastaj të rinjë dhe të reja, vajza e gra, profesor, mjek, gazetar, ekonomistë, jurist, inxhinjer e profesionist të shumtë kemi takuar dhe antarësuar në Vetëvendosje. Oferta e VV-së është e hapur për të gjithë ata që e duan vendin e tyre, vazhdoni të na bashkangjiteni, së bashku do t’ia dalim që të shpëtojmë Kosovën nga kapja që ju ka bë nga institucionet qendrore dhe injoranca, mendjemadhësia, nënshtrimi e padituria në organet komunale..