Dy kosovarë pësojnë në Shkup, ja çka kanë përjetuar

Tifozët nga Kosova si duket kanë qenë tifozët më të ekzaltuar në finalen e Superkupës Real Madrid – Manchester Junajted që u luajt në Shkup. Këtë e kanë shfrytëzuar vjedhësit, të cilët kanë plaçkitur dy shtetas të Kosovës, njërin në stadiumin “Filipi II” në Shkup, kurse tjetrin duke pritur radhë të futet në stadium.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19. Shtetasi kosovar me iniciale L.M. (39), i cili deri sa ka pritur radhë për të hy brenda në stadium është plaçkitur nga një person i panjohur. Plaçkitësia ia ka marrë atij kuletën ku ka pasur një kredit kartelë, lejen për armëmbajtje, letërnjoftim dhe patentë shoferi, shkruan Gazeta Lajm.

Rasti i dytë ka ndodhur brenda stadiumit, rreth orës 20 e 10 minuta. Hajduti ka shfrytëzuar momentin dhe hanbinë e 27 vjeçarit me iniciale E.H.m poashtu nga Kosova, duke ja marrë kuletën në të cilën ka pasur 1625 euro, shtatë kredit kartela patentë shoferi dhe një SIM kartelë me numër anglez,shkruan Gazeta Lajm.

Dy shtetasit e Kosovës kanë paraqitur rastet në policinë e Shkupit, prej ku thonë se po marrin masa për të gjetur autorët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme