Bozhinovski: Për ta shpëtuar Trajko Veljanovskin, po i sakrifikojnë të pafajshmit për rastin “Monstra”

Gazetari Zoran Bozhinovski që ditëve të fundit u lëshua në liri ka nxjerrë fakte të reja lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc, informon INA. Ai ka theksuar në postimin e tij se shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm janë të pafajshëm ndërsa përmend një zyrtar të lartë të VMRO-DPMNE, gjegjësisht ish-kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Ja çka shkruan ndër të tjera:

Më 12.09 do të organizohet mbledhje publike në Gjykatën Supreme për rastin Monstra, një tentim i ri për të shpëtuar Trajko Veljanovskin nga pesë dënime të përjetshme për përzierje në këtë rast monstruoz. Do të provoj të zbardh disa momente.

Për fillim pak gjeografi. Dëshmitari i fshehtë i rrejshëm I MVR- DPMNE, në bazë të gënjeshtrave të tij të rrejshme që u dënuan me burgim të përjetshëm persona që nuk kanë lidhje me këtë vrasje të pesëfishtë, në dëshmitë e tij vazhdimisht kishte theksuar se vrasja ka ndodhur në liqenin e Zhelezarës, ndërsa prokuroria vazhdimisht e kishte përmirësuar duke ia bërë me dije emërtimin gjeografik Liqeni Smilkovës.

Ja në hartë do të shihni distancën midis këtyre dy liqejve. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme