Gazmend Aliu, zgjidhet kryetar i BESËS në Tetovë

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA – Dega e Tetovës, ka mbajtur një mbledhje në zyrat e BESËS në Tetovë, ku është biseduar për situatën e përgjithshme politike dhe parapërgatitjet për zgjedhjet lokale, ku në rend dite ka qenë edhe përzgjedhja e kryetarit të Degës për BESËN e Tetovës.

Në një proces demokratik sipas parimit një “anëtar një votë”, mes kandidatëve të kualifikuar, në mënyrë unanime nga nëndegët e BESËS në Tetovë dhe struktura e saj, për kryetar dege të Lëvizjes BESA në Tetovë e zgjodhën, profesor Gazmend Aliu, raporton Almakos.

Të pranishëm gjatë ktëij procesi ishin edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Adnan Azizi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme