Ministria e Brendshme: Nuk dihet autori i vrasjes së Bojkut

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër pas rastit që ndodhi sot në qendër të Strugës në të cilin ngeli i vrarë pronari i hotelit “Akva Blu”, Dilaver Bojku, ka ndërmarrë aksion të madh për gjetjen e kryerësit të vrasësit dhe zbulimit të shkaqeve të vrasjes. Kështu bëri të ditur për Portalb.mk zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.

“Ka pasur vrasje në Strugë dhe për momentin në teren janë shërbimet e policisë në pjesën e qendrës së Strugës. Njëkohësisht është duke u zhvilluar aksion edhe për gjetjen e kryerësit të vrasjes. Ngaqë ende nuk dihet kryerësi i vrasjes, nuk mund të flasim për motivet dhe shkaqet që sollën deri të kjo situatë. Megjithatë, është duke u kryer aksion i madh i hetimit të rastit”, tha Dimovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme