Gjuriq: Kosova, me anëtarësim në organizata ndërkombëtare, synon forcimin e pavarësisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se politikanët kosovarë nuk dëshirojnë të anëtarësohen në UNESCO apo INTERPOL nga brenga që kanë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo për luftën kundër krimit, por për ta kjo është një pjesë e procesit të forcimit të pavarësisë së shpallur njëanshëm.

Gjuriq, në një intervistë për gazetën serbe “Jedinstvo”, në konstatimin se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it ka përfshirë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ka thënë se ai person i cili është i vendosur për të luftuar për një kauzë të drejtë, gjithmonë ka hapësirë për manovrim, “dhe se angazhimi ynë është i padiskutueshëm”, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, në lidhje me qëllimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, Gjuriq thotë se argumentet e Serbisë “janë të lidhura me ruajtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë e Metohi”.

Tutje, ai thotë se politikanët në Kosovë, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e dëshirojnë për të forcuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë dhe shpreh keqardhje që shumë organizatave nuk u pengojnë përpjekjet e tilla të instrumentalizmit politik të këtyre organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjuriq thotë po ashtu se modalitetet e zgjidhjes së çështjes së Kosovës do të kenë pasoja për tërë popullin dhe qytetarët serbë, për çka, sipas tij, duhet të përfshihen në dialog të gjithë segmentet shoqërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme