Bujar Osmani shpreson se ditë të mira vijnë për Maqedoninë kur Bullgaria të kryesojë BE-në

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, deklaroi se pas zbatimit të Planit qeveritar 3-6-9, me të cilin qeveria u obligua për prioritete urgjente reformuese, pret që Bashkimi Evropian (BE) do të reflektojë dhe do të japë rekomandim të pakushtëzuar, eventualisht një datë konkrete për fillim të bisedimeve.

Osmani realizoi mëngjes pune me ambasadorët e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, atë të Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë. Në këtë takim të parë nga një sërë takimesh koordinative të parapara me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u diskutuan disa tema strategjike me interes të përbashkët.

“Bullgaria do të kryesojë Bashkimin Evropian nga 1 janari. Mendoj se ka interes që ky rajon mos të bëhet një vrimë e zezë në Evropë, por të jetë lartë në prioritetet e Bashkimit Evropian dhe mendoj se ata si udhëheqës të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm do të fusin axhendën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor shumë lartë në prioritetet e Bashkimit Evropian”, deklaroi Osmani para fillimit të takimit me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan AA.

Ai, duke theksuar se bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit Perëndimor do të jetë më i dobishëm se sa angazhimet individuale të këtyre gjashtë shteteve, bëri të ditur se një ndër temat kyçe në takimin e parë koordinues është axhenda për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, është një mundësi historike për Ballkanin Perëndimor në aspiratat euro-atlantike, pasi që BE-në do ta udhëheqin tre vendet e rajonit, së pari Bullgaria, pastaj Austria dhe Rumania.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi kur këto vende mund ta sjellin axhendën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në nivel me prioritet shumë të lartë. Ne duhet të shfrytëzojmë këtë dritare mundësish për të dhënë rezultate konkrete, që pastaj mund të bëjmë një thyerje substanciale në këtë drejtim”, u shpreh Osmani.

Plani 3-6-9 është miratuar në fillim të muajit të kaluar, bazuar në programin e Qeverisë, Marrëveshjen e Përzhinës, Raportin e Pribres, të Komisionit të Venecias, Komisionit të Grekos, si dhe rekomandimeve OSBE-ODIHR.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme