Përçarjet në PDK, flet Sami Lushtaku

Në media është raportuar se po zhvillohet një “luftë” e ashpër mes PDK-së në Skenderaj pasi në zgjedhjet lokale dy personalitete të kësaj partie synojnë kreun e komunës në fjalë.

Samil Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku ishin emrat e përfolur që synojnë të parin e Skenderajt dhe mes tyre ka përçarje për shkak të mosmarrëveshjes se kush vendos të jetë kandidati i PDK-së.

Sami Lushktaku për lajmi.net ka thënë, se nuk ka asnjë lloj përçarje në PDK-në e Skenderajt dhe se për kandidimin në këtë komunë vendos kryesia e partisë.

“Absolut nuk ka asnjë lloj përçarje në PDK”, ka sqaruar i pari i Skenderajt.

Edhe më parë Lushtaku është deklaruar për lajmi.net se ende nuk ka vendosur se a do të kandidojë edhe për një mandat në Skenderaj.

“Këtu dëshira është edhe e shumë kandidatëve të tjerë për kryetarë Komunë. Unë përsonalisht nuk kam vendos akoma, është kryesia e partisë ajo që vendos kush do të jetë kandidatë në nivel lokal dhe propozimet shkojnë mandej në nivel qendror”, është deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme