Ministrja e Arsimit e Shqipërisë i kërkon llogari Kosovës: Pse nuk më akomoduat në hotel me 5 yje në Gjakovë

Ministrja teknike e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Karabina, po tenton tanimë të thyejë kufijtë e pushtetit të saj, e këtë e tregon llogaria që i ka kërkuar Kosovës me anë të një e-maili zyrtar. Edhe pse teknikja duhet të ishte larguar nga kabineti pas zgjedhjeve, mesa duket ca lezete të vogla e ca lukse imagjinare të sajat e kanë mbajtur atë peng. Kjo e Karabinës, nuk ishte dëgjuar më parë.

Pas kthimit nga një seminar të mbajtur në Gjakovë, ministria Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje. Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.

Më anë të një e-maili të shkruar keq, më plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal , raporton lexo.al.

Por jo vetëm kaq. Karabina ndjehet e fyer që edhe këshilltarët e saj, që janë lart në hiearki, nuk janë respektuar si duhet. Edhe atyre ju ka munguar luksi në Gjakovë. Ajo i kërkon poashtu edhe detaje të tjera mbi seminarin, organizatorët e buxhetin,

Kjo duhet t’i ketë lënë me gojë hapur zyrtarët në Prishtinë, megjithatë, Karabina pret akoma përgjigje se si ka mundësi, nuk u akomodua në hotel me 5 yje.

Ngjan e gjitha si një shaka në fakt, por më poshtë Lexo.al po ju sjell emailin e plotë të dërguar në datë 3 gusht nga asistentja e Karabinës në në adresë të ministrisë së arsimit në Kosovë.

E-MAILI ZYRTAR:

“From: Sekretaria MAS

Sent: 03 August 2017 11:10

To: Anila Ferizaj

Cc: Zamira Gjini ; nuhi.gashi@rks-gov.net

Subject: Kerkese per informacion

Pershendetje znj. Ferizaj!

Sikunder jeni ne dijeni, ne Gjakove, u organizua Seminari i XIII, i mesimit plotesues ne diaspore.

Ministrja e Arsimit, u tregua e gatshme per te marre pjese duke e pare si nje detyrim kushtetues per promovimin e ruajtjes se vlerave dhe traditave kulturore te shqiptareve kudo qe ndodhen, por edhe ne shenje respekti te punes dhe misionit te mesimdhenesve ne diaspore.

Ministri i Arsimit veren se organizimi i Seminarit ishte jashte çdo standardi te nivelit zyrtar e human, si dhe jashte qellimit qe ai kishte.

Ne lidhje me situaten e krijuar Ministri i Arsimit dhe Sportit kerkon te informohet:

1. Kush ishin personat pergjegjes qe kishin marre persiper akomodimin dhe mbarevajtjen e punes se seminarit? Ju kujtojme, Dhoma ku u akomodua Ministri i Arsimit, ishte jashte çdo standardi per nje nivel te tille perfaqesimi.

Me VKM, Ministri akomodohet ne hotel me pese yje ne rastet e pjesemarrjes se tij ne aktivitete zyrtare.

2. Stafi i ngushte qe e shoqeronte Ministrin e Arsimit (Keshilltaret e saj) u trajtuan ne nje menyre krejt te padenje, per nivelin e hierarkise qe ata kane dhe per ate ç’ka perfaqesojne ne institucion;

4. Hoteli ne te cilen u be akitiviteti ishte i pa pershtatshem, jo vetem per nje nivel te tille perfaqesimi por edhe per nje nivel mëse normal. Ai nuk permbushte asnje standard, per mbarevajtijen e nje aktiviteti te tille. Mjedisi ne te cilin do te zhvillohej Seminari ishte pa kushte ajrosje dhe ne nje temperature te larte.

5. Ministri i Arsimit kerkon te dije nese pala e Republikes se Kosoves, ishte e njoftuar per pjesemarrjen e Ministrit te Arsimit dhe stafit qe e shoqeronte ne kete aktivitet?

6. A i kane te qarta detyrimet ligjore dhe zyrtare organizatoret e Seminarit XIII ne Gjakove? Nese po, si e shpjegojne krijimin e nje situte te tille te paprecedente?

Ministri i Arsimit, kerkon gjithashtu te informohet sesa eshte buxheti i ofruar nga pala shqiptare dhe ajo kosovare ne perputjhje me marreveshjen mes dy vendeve, dhe si eshte shpenzuar ai ne rastin e Seminarit XIII te mbajtur ne Gjakove, duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet te cilat u konstatuan prej vete Minsitrit te Arsimit.

Ministri i Arsimit ja ka bere me dije situaten edhe homologut te saj ne Republiken e Kosoves.

Gjithashtu Ministri i Arsimit do te kerkoje nje proces auditimi te shpenzimeve financiare, per Seminarin e XIII ne Gjakove.

Persa u shpreh me siper Ministri i Arsimit kerkon nje informacion te hollesishem, per situaten e krijuar si dhe pergjegjesit qe shkaktuan kete ngjarje te pa precendente per protokollin shteteror dhe ne shkelje te te gjitha akteve ligjore dhe n/ligjore qe rregullojne punen e Ministrit te Arsimit.

Ky informacion te percillet ne rruge elektronike dhe i printuar ne paradhomen e Ministrit sot me date 03.08.2017, ora 14.30.

Behije Çerpja

Asistente e Ministrit

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Rruga e Durrësit, Nr. 23, ALB-1001 Tiranë, Albania

Mobile: +355 684194470

Email: sekretaria@arsimi.gov.al

ëeb site: www.arsimi.gov.al”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme