Vrasje në Veles, mbyt me çekan fqiun e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veles, pasi një burrë i nervozuar është futur në shtëpinë e fqinjëve të tij dhe së pari ka sulmuar vajzën e cila ka qenë duke fjetur. Prindërit duke dashur ta ndihmojnë vajzën e tyre, ka pësuar edhe babai i saj, i cili nga goditjet e marra ka ndërruar jetë.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike e Velesit, prokurori publik ka kryer inspektim në vendngjarje në shtëpinë në të cilën në mëngjes rreth orës 2:00 është kryer vepër penale “vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ngjarja ka ndodhur kur 46-vjeçari S.V me një mjet të fortë, sipas të gjitha gjasave me çekan e ka thyer derën e hyrjes së fqinjëve të tij dhe ka hyrë në dhomën ku ka fjetur vajza dhe e ka goditur në kokë. Në atë moment në dhomë kanë hyrë prindërit e vajzës, por i dyshuari edhe ato i ka goditur duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat më vonë ndërroi jetë babai”, thonë nga Prokuroria.

Pas thirrjeve për ndihmë në dhomë kanë ardhur edhe vëllai i të ndjerit me bashkëshorten e tij të cilët jetojnë në katin sipër tyre, por i dyshuari edhe ata ka filluar t’i godasë dhe u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas kryerjes së veprës i dyshuari është kthyer në shtëpi dhe në rrjetet sociale ka publikuar status ku ka deklaruar se i ka vrarë “mostrat e tij”. Menjëherë është arrestuar edhe nga ana e prokurorit kompetent deri te Gjykata Penale – Veles do të dorëzohet propozimi për përcaktimin e masës për paraburgim.

Njëkohësisht, prokurori publik ka dhënë urdhër që të kryhet autopsi në trupin e të vdekurit, si dhe urdhër për ngritjen e të gjitha gjurmëve dhe materialeve si dëshmi nga vendi i ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme