500 ml qumësht
250 gr miell
50 gr gjalpë
tri kokrra vezë
pak kripë
Në një enë qelqi hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë dhe shtojmë ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrra.
Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik. Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën.
Shkrijmë gjalpin në banjëmaria ose në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, (duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë.)
Trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.
Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve. Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij, një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin, i cili është prej druri, e ka një formë T.
E lëmë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur.
Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës, shembull me nutella apo proshutë, djathë etj. /Lajmi.net/